Ministria e Financave ka njoftuar se janë përmbyllur negociatat për marrëveshjen financiare ndërkombëtare (kredi koncesionare) për Projektin për Patundshmëri dhe Infrastrukturë Gjeo-hapësinore (REGIP) me Bankën Botërore, në vlerë prej 14.6 milionë euro.
“Ky projekt ka për qëllim rritjen e cilësisë së administrimit të tokës, të dhënave si dhe shërbimeve gjeo-hapësinore, rindërtimin e kadastrave si dhe rritjen e transparencës përmes qasjes në këto të dhëna për të gjitha zonat kadastrale në Kosovë, përmes platformave të ndryshme elektronike, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe tregut të patundshmërive”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Ekipi Negociator për Projektin për Patundshmëri dhe Infrastrukturë Gjeo-hapësinore (REGIP), është themeluar me vendim të ministrit të Financave, ndërsa është kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit në Ministrinë e Financave, Ahmet Ismaili.
Ky ekip është përbërë nga përfaqësuesit e disa institucioneve qeveritare, duke përfshirë edhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...