Google ADS

Qeveria, e bindur që këtë vit Kosova anëtarësohet në INTERPOL

15:22 | 31 Tetor 2018
V. S.

Përderisa të gjithë krerët e institucioneve në vend shprehen të bindur që këtë vit Kosova do të anëtarësohet në organizatën e INTERPOL-it, një gjë të tillë për “Zërin” e kanë pohuar edhe zyrtarë nga Qeveria e Kosovës.

Zyra e kryeministrit në një përgjigje dhënë “Zërit” ka thënë se presin që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL në nëntor të këtij viti.

“Ne besojmë që Kosova do ta marrë aprovimin për anëtarësim në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe në pjesën e fundit të nëntorit 2018”, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeministrit.

Aty po ashtu theksohet se institucionet e Kosovës kanë punuar për një gjë të tillë.  “Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar në vazhdimësi për t’u anëtarësuar në INTERPOL me të gjitha mekanizmat relevantë”, thuhet tutje aty./Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme