Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve – UNOPS, për Regjistrimin e Popullsisë, Banesave dhe Ekonomive Familjare në Kosovë.
Ky projekt pritet të nisë në vitin 2021 dhe implementohet nga Agjencia e Statistikave e Kosovës.
Me rastin e nënshkrimit të memorandumit, numri dy i ekzekutivit tha se ky proces është me rëndësi kapitale.
“Duhet një angazhim i të gjithëve që të realizohet me profesionalizëm të lartë dhe sipas standardeve ndërkombëtare, të jetë kredibil si në aspektin nacional poashtu edhe në atë ndërkombëtar”.
Sipas kësaj marrëveshje, Agjencia e Statistikave të Kosovës si bartëse e projektit do ta zbatojë atë në bashkëpunim të ngushtë me UNOPS-in, i cili do të menaxhojë me fondin e krijuar për mbulimin e shpenzimeve të aktiviteteve të projektit.
“Fondi do të menaxhohet si program, gjegjësisht Multi Partner Fund, në të cilin, krahas Qeverisë së Kosovës, do të bashkohen edhe partnerë dhe donatorë të tjerë potencial ndërkombëtarë, siç janë: Zyra e BE-së, Swiss Development Cooperation, Qeveria e Gjermanisë, Qeveria e Suedisë – SIDA, Qeveria e Norvegjisë, Luksemburgut, Danimarkës, si dhe përfaqësitë e qeverive tjera dhe donatorët tjerë në Kosovë”, shtoi Hoxhaj, njofton Qeveria e Kosovës.
Projekti do të qeveriset përmes Bordit të Projektit, gjegjësisht Komitetit Drejtues, anëtarë të të cilit do të ishin të gjithë pjesëmarrësit në fond. Qeveria e Kosovës do të financojë 40 përqind të projektit dhe partnerët dhe donatorët ndërkombëtarë 60 përqind.
Ndër të tjera zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se së bashku me ASK-në dhe UNOPS-in do të bëjnë përpjekje të sigurojnë mjetet e nevojshme për zbatimin e projektit.
“Zyra ime në bashkëpunim të ngushtë me ASK dhe UNOPS-in do të bëjnë përpjekje të përbashkëta për sigurimin e mjeteve të nevojshme për implementimin e suksesshëm dhe pa pengesa të projektit”, ka përfunduar Hoxhaj.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...