Qeveria e Kosovës ka dalë me një sqarim në lidhje me taksën doganore prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka sqaruar në detaje vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Përmes këtij sqarimi, Qeveria ka bërë të ditur se vendosja e taksës nuk ka të bëj me qytetarët serbë të Kosovës, por ky është një vendim sovran i Kosovës, vjen si rezultat i pengesave të vazhdueshme që Serbia po ia bën vendit tonë.
Përmes këtij njoftimi, Qeveria ka bërë të ditur se qytetarët mund të sjellin mallra nga Serbia në vlerë deri në 175 euro.
Njoftimi i plotë i Qeverisë së Kosovës:
Pretendimet dhe deklaratat, nga akterë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit, se masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, i janë drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës janë të pavërteta, të paqëndrueshme dhe të papranueshëm për të vërtetën dhe qëllimin e këtij vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ky vendim sovran i Kosovës, vjen si rezultat i pengesave të vazhdueshme që Serbia po ia bën vendit tonë.
Për informimin e drejtë të opinionit të brendshëm dhe të jashtëm, nga kjo masë mbrojtëse përjashtohen, si më poshtë:
Kjo nënkupton donacionet për kisha dhe objektet fetare; misionet diplomatike ose konsullore dhe personeli i tyre përveç personelit të punësuar vendor kanë të drejtë të importojnë mallra, të liruara nga tatimi doganor, që janë për përdorim zyrtar dhe ekskluziv nga misioni ose për përdorim personal ekskluziv të personelit të misionit, përveç personelit të punësuar në vend. (pika 2 e aneksit I të pjesës nën A Ligjit nr. 04/L-163); importet e mallrave të financuara nga fitimet e granteve të dhëna nga Qeveritë, agjencitë qeveritare, organizata qeveritare apo jo qeveritare që veprojnë jashtë apo brenda Republikës se Kosovës, të dhëna për Qeverinë apo përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndihmuar programet dhe projektet humanitare si dhe ato të rindërtimit në Kosovë. Dërgesat dhe lirimet për KFOR dhe EULEX. (pika 4 e aneksit I të pjesës nën A Ligjit nr. 04/L-163); importet specifike te mallrave për të cilat Qeveria e Kosovës vendosë se duhet të përdoren për qëllime humanitare dhe që nuk janë për shitje e konsumim në Kosovë. (pika 5 e aneksit I të pjesës nën A Ligjit nr. 04/L-163)
Kjo nënkupton lirimet, të cilat individë të caktuar i sjellin në Kosovë në bagazhe personale (Neni 47 i Kodit doganor dhe të akcizave specifikon shumën – vlerën e mallit, deri 175€, që bartin udhëtarët dhe e cila lejohet pa taksa, duke specifikuar edhe llojet e mallrave);
Për më tepër, të gjitha mallrat që lirohen si donacione, lirimet, si dhe ato për OJQ duhet t’i përmbahen pikës 3 dhe 4 të vendimit 01/76 të datës 21.11.2018 që i përket dokumenteve përcjellëse si dhe deklaracioneve te mallit me emërtim zyrtar te Republikës se Kosovës. /arbresh.info/
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...