Në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë janë përuruar investimet e reja nga Qeveria Amerikane në vlerë prej 150 mijë dollarë. Ky rinovim i infrastrukturës së këtij reparti dhe kësaj Klinike rrit kapacitetet e tyre për ofrim të shërbimeve më cilësore.
Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe Ambasadori i SHBA në Kosovë, z. Kevin Kosnett përuruan sot investimet e reja nga Qeveria Amerikane në vlerë prej 150 mijë dollarë në Klinikën e Pediatrisë
Ministri Ismaili tha se “sot është një ngjarje pozitive për shëndetësinë kosovare. E kemi transformuar edhe një repart që për një kohë të gjatë nuk ka pasur kushtet e nevojshme për ofrim cilësor të shërbimeve. Me investimet e reja në vlerë prej 150 mijë dollarëve ky repart do të jetë në gjendje të funksionojë shumë më mirë. Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e madhe dhe direkte nga shteti mik i SHBA-ve për Kosovën”.
Ambasadori Kosnett u shpreh se “Ambasada Amerikane ka kënaqësinë të ndihmojë sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe pacientët e klinikës pediatrike të onkologjisë përmes këtij projekti për rinovim”.
Investimet në repartin e Hemato-Onkologjisë përfshijnë rinovimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe kushteve sanitare të repartit, duke përfshirë investime në renovimin e shkallëve, mureve, tavaneve dhe zëvendësimin e tërësishëm të dritareve të shkallëve.
Sipas Ministrit Ismaili të gjitha këto investime janë pjesë e projekteve për përmirësimin e kushteve nëpër Institucionet Publike Shëndetësore që për qëllim kanë ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientët
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...