Partitë opozitare dhe analistët politikë vlerësojnë se kryeministri Haradinaj e udhëheq një Qeveri shumë të madhe, e cila sipas tyre ka shënuar suksese të vogla. Sukses i këtij kabineti qeveritar vlerësohet procedimi i tri projektligjeve për transformimin e FSK-së, përderisa si dështime: mosliberalizimi i vizave me BE-në, mungesa e njohjeve ndërkombëtare.
Kryeministri Ramush Haradinaj udhëheq një Qeveri të madhe, në të cilën janë të angazhuar 21 ministra dhe rreth 80 zëvendësministra, por punët që i ka realizuar ky ekzekutiv përgjatë periudhës katërmbëdhjetëmujore po vlerësohen të vogla.
Partitë opozitare dhe analistët politikë i numërojnë disa dështime të koalicionit qeverisës, duke filluar me mospërmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian brenda vitit të kaluar, por as gjatë këtij viti, mungesa e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, si dhe rritjen enorme të shpenzimeve buxhetore.
Të vetmin sukses të qeverisë “Haradinaj” opozitarët e përmendin procedimin e tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndonëse edhe këtë e shohin si hap të vonuar. Në anën tjetër, deputetë të koalicionit qeverisës thonë se brenda kësaj periudhe të shkurtër kjo Qeveri ka kryer punë të mëdha, shkruan Zeri.
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Leonora Jakupi “magjike” në paraqitjen e fundit
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...