Veteranët e Luftës së UÇK-së janë të zhgënjyer nga dorëheqja e prokurorit Elez Blakaj.
Këtë e tha përfaqësuesi i tyre, Xhevdet Qeriqi, si i ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
“Ky është dështim i prokurorisë. Në rast se dikush i kërcënon dhe ata nuk arrijnë ta luftojnë të keqen, është dështim i tyre. Veteranët janë të pakënaqur, ne kemi pasur shpresë tek ta dhe kemi bashkëpunuar me ta, por me këto lajme që i dëgjojmë tash po i humbim shpresat”.
“E ka pranuar atë detyrë dhe e ka obligim t’i qojë gjërat përpara. Kjo më shumë e dëmton sistemin e drejtësisë se kërcënohet një prokuror dhe nuk ndërhyjnë organet përkatëse, pra kjo e dëmton edhe imazhin e shtetit. Këto ngjarje me listat në fjalë nuk ia zbehin kontributin UÇK-së, por kjo do ta forcojë imazhin e luftëtarëve. Ndoshta dikush duhet të dënohet, por ne kemi luftuar për ta ndërtuar këtë vend dhe jo për qëllime personale”.
Qeriqi tregoi se kujt ia adreson fajin për gjithë këto parregullsi:
“Komisioni qeveritar është përgjegjës për këto lëshime që janë bërë dhe hija e keqe i bie atyre dhe eprorëve që kanë marrë pjese në komision. Ne kemi reaguar por nuk kemi ndonjë rol ne listat e tyre. Askush nuk na ka kërkuar asnjë dosje të invalidit. Komisioni është bazuar në bazë të aplikacioneve”, ka përfunduar Qeriqi.
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63