Nga sot për herë të parë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, ka nisur aplikimi i komunikimit virtual me Skype, ndërmjet të dënuarve dhe familjarëve të tyre.
Në bashkëpunim dhe mirëkuptim në mes të Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, të dënuarve dhe familjarëve të tyre, është rënë dakord që të aplikohet komunikimi virtual Skype.
Të dënuarit, fillimisht do të bëjnë kërkesë për qasje në komunikim virtual, kërkese kjo e cila shqyrtohet nga Komisioni Multidisiplinor, i cili i rekomandon drejtorit të institucionit të lejojë ose të refuzojë kërkesën.
Qendra tash e tutje do të posedojë Dhomën e Komunikimit Virtual, e cila është e pajisur me laptop dhe pajisje të tjera që do ta mundësojnë komunikimin e të burgosurve me familjarët e tyre./arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...