Qendra e masazhit në Prishtinë publikon fotografitë intime të punëtoreve

17:28 | 2 Prill 2019
A. B.

Përkundër që policia dhe inspektorati në vazhdimësi kanë mbyllur qendra të masazhit, disa prej tyre kanë intensifikuar reklamimet. Qendra NewLife Massage ka publikuar fotografi duke ekspozuar trupat e femrave me veshje provokative, të cilave ua ka mbuluar vetëm sytë.

“Flutura vetëm për klientët” është përshkrimi i fotografisë ku është e ekspozuar një vajzë nga një studio e masazhit në Prishtinë. Vajza tjetër është pozuar gjysmë e zhveshur në shtrat, ndërkohë që postimi është shoqëruar me përshkrimin “Dafina vetëm për klientët”. Vajzave u janë mbyllur sytë nga përshkrimet.

Këto dy postime nuk janë të vetmet në të cilat janë ekspozuar femrat për e reklamimin e qendrës së masazhit NewLife Massage.

“Trupi juaj ka ka nevojë për pak relaks, mos humb kohë jepja rastin njërës nga vajzat që t`ju bëj të ndjeheni super. Ejani shijoni magjinë e duarve të terapisteve tona (Migena, Dafina, Erza, Lucky, Linda dhe Flutura) të cilat janë në pritje të telefonatës tuaj”, shkruan në postimin e qendrës së masazhit NeëLife massage, transmeton Insajderi.

Ekspozimi i trupave të femrave nga kjo qendër masazhi ka filluar të publikohet në faqen e tyre që nga fundi i vitit të kaluar. Për më tepër ne emër të vajzave janë publikuar edhe llogari të rrejtit social SnapChat.

Veprimtaria e saj bazuar në këto fotografi dhe përshkrimet e tyre nga kjo qendër masazhi është e dyshimtë nëse në to ofrohet shërbime tjera.

Punëtoret në qendrat e masazheve në Kosovë, përveç punës së tyre për të bërë masazh, po përfundojnë duke kryer punë shtesë. Këtë e kishte rrëfyer Besa, (nuk është emri i saj i vërtetë për shkak të ruajtjes së privatësisë) për emisionin “UDHËVE”, në RTK se si e kishte filluar punën në njërën nga qendrat e masazhit në Prishtinë.

Aty kishte punuar më pak se 3 muaj, por ajo që kishte parë aty dhe kishte përjetuar ishte e mjaftueshme që ajo mos të dojë kurr të kthehej në atë jetë.

“Nuk ka qenë punë që vet e kom dëshiru me e bo, por prej fjalëve të shoqëve që kan punu me kanë thënë se 500 euro është pagesa mujore që bëhet, plus me përqindje ditore se sa punon”, rrëfen ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme