Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, është zgjedhur ditë më parë kryetar i PDK-së në këtë qytet.
Kryetari i ri ka folur për problemet që ka hasur në degë.
“Në degë ka pasë probleme dhe një rënie të përhershme – dikush ka pasur tendencë që të jetë pronar i saj. Tendencë kjo që ka vazhduar edhe gjatë procesit zgjedhor”, ka thënë Mustafa.
“Në anën tjetër ishte një tabor shumë i madh i cili u pa edhe në votën e Kuvendit të Degës që donte ndryshime – jo të pakta, por rrënjësore të situatës në degë”.
Mustafa ka folur edhe për aktakuzën e ngritur ndaj tij më 2016. E njëjta lëndë është kthyer në pikën zero nga Gjykata e Apelit.
“Ka qenë akuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Që nga 2016 deri tash nuk është mbajtur asnjë seancë për këtë proces. Aktakuza është e mohuar që në lindje, nuk është e bazuar. Në të nuk ka shifra për atë se sa e kam dëmtuar unë buxhetin e Gjilanit apo të Kosovës. Ky proces duhet të kryhet përfundimisht, nëse në drejtësi ka sadopak profesionalizëm dhe etik. Sistemi i drejtësisë është bërë totalisht i pabesueshëm”, ka thënë Mustafa.
Ai thotë se ky rast u shërben grupeve klanore të cilët kanë për qëllim mbajtjen peng të figurës së tij.
“Ato grupime kanë edhe ngjyrime të partisë time, por edhe të LDK-së dhe ndonjë partie tjetër”, ka thënë Mustafa në Klan Kosova.
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...