Me Kosovën e lidh vetëm gjaku, por Kemali, u kthye pas më shumë se një shekull në truallin prej nga e ka edhe prejardhje.
Është ky shqiptari nga Turqia, që sot po e viziton Kosovën për herë të parë.
Ndonëse ishte babagjyshi i tij që në vitin 1912 kishte lëshuar Kosovën nga detyrimi dhe kishte shkuar në Turqi, prape se prape ai thotë se më nostalgji e kanë ruajtur traditën brez pas brezi, raporton arbresh.info.
Ai tregon se në shtëpi flasin vetëm gjuhën shqipe, ndërsa thotë se piten e flinë i kanë ushqimet kryesore.
“ Unë jam Kemali babagjyshi nga vitit 1912 kish dal prej Toplice ma nuk u ardhë as baba. Unë hera e parë si po vij. Jetojmë në Ada Pazar . Kemi do tok atje pe mbjellim. Veç unë kom mbet jetim kërkon se kom pas disa kishin vdekur këtu në luftë, shpresoj që kur të vij herën tjetër ti gjej ndonjë familjar. Kur ja kom nis shkollën mu ka dashtë një vit më mësuar gjuhen atje pasi që në shpi flasim veç shqip, nena ime nuk din turqisht. Ne e kemi ruajtur traditën marrojmë flija e pite”.
Ndryshe në Kosovë, tash e 5 ditë janë duke qëndruar një delegacion më shqiptarët e Turqisë të cilët po e vizitojnë Kosovën për herë të parë.
Përveç vizitave nëpër Kosovë, ata sot janë takuar edhe me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/830890443945224/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...