Ai në studion e “Ditarit” të Zërit të Amerikës tha se kishte pasur takime në Institucionet amerikane që mbulojnë sigurinë, si Interpoli Amerikan, Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët, FBI-ja, Qendra Ndërkombëtare e Terrorizmit, me të cilët është biseduar për forcimin e lidhjeve të institucioneve të Kosovës me këto institucione, që e mbështesin Kosovën në këtë fushë.
I pyetur lidhur me operacionin e 28 majit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ai tha se ishte zbatuar urdhri i gjykatës, pas hetimeve të gjata që janë bërë, nën dyshimet për përfshirje në krimin e organizuar dhe kontrabandë të disa individëve, në mesin e tyre zyrtarë të policisë së Kosovës.
Qalaj tha se operacioni kishte në objektiv vetëm njerëz që janë marrë me krimin. Njerëzit e dinë të vërtetën, theksoi ai, që janë arrestuar të gjithë ata që janë marrë me vepra kriminale.
Ai tha se zyrtari i UNMIK-ut me shtetësi ruse u ndalua, ngaqë ishte bërë pengesë për operacionin e policisë, që zbatoi gjatë forcën e nevojshme për zbatimin e ligjit. Drejtori i Policisë tha se Policia e Kosovës është një dhe operon në të gjithë vendin, pa dallim.
Pyetjes lidhur me akuzat për korrupsion në radhët e policisë, ai iu përgjigj se Policia e Kosovës është një nga institucionet që merret më së shumti me vetveten. Ai tha se Policia ka një bashkëpunim të mirë me Inspektoratin e Policisë, që ka mandatin që të hetojë dhe inspektoj Policinë e Kosovës.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë