Google ADS

Qalaj: Ligji për pensionim të parakohshëm të jetë funksional sa më parë për policinë e Kosovës

11:19 | 27 Mars 2019
A. B.

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka paraqitur raportin vjetor të punës.

Ndër të tjera drejtori Qalaj kërkoj që pensionimi  i parakohshëm për policinë e Kosovës të jetë funksional sa më parë, raporton arbresh.info.

” Ligji i pensionit është mjaft i rëndësishëm sepse pjesëtaret e policisë së Kosovës  janë në moshë të shtyrë. Pastaj ata lëngojnë edhe nga sëmundje të ndryshme. Ligji për këtë është në Ministrin e Financave në jemi të vetëdijshëm që ka kosto por mund të gjejmë mënyra për të implementuar  ketë ligj. Për ne është krejt e pranueshme që ky ligj të implementohet  pas tri vitesh dhe kjo është e dobishme për neve të bëhet gradualisht edhe pensionimi por të marrim edhe kuadro të rinj. Ne të gjithë duhet të përgatisim  kuadro të rinj në mënyrë që policia e Kosovës të jetë më fleksibile”. /arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/630554177385716/?notif_id=1553519264074187&notif_t=live_video_explicit

Lexo edhe: Drejtori i policisë raporton para komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

 

Të ngjashme