I propozuari për kryenegociator i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, shpreson që çështja e dialogut t’i bashkojë me opozitën dhe të mos bëhet kjo shkas që vendi të shkojë në zgjedhje.
Limaj po synon që deputetët të votojnë pro ekipit negociator, raporton KTV.
Për kërkesën e opozitës që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ka folur edhe njëri nga nënkryetarët e partisë së Ramush Haradinajt.
Pal Lekaj ka thënë se opozita s’ka pse brengoset, ngase kjo qeveri do ta çojë mandatin kushtetues deri në fund.
Kryesia e Kuvendit pritet që të hënën të diskutojë dhe të vendosë për kërkesën e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun.
Opozita vazhdon kundërshtimin që të bisedohet për territor dhe kjo të bëhet nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili pritet që, gjatë javës, të udhëtojë në Paris.
Thaçi ka deklaruar se nuk do të diskutohet për dialogun me Serbinë, megjithëse do të ketë takime me zyrtarë të shteteve tjera./KTV/
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...