Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që shumë shpejt të shkojnë në pushimin e verës. Ndonëse me Rregulloren e Punës parashihet që një gjë e tillë të ndodhë më 1 gusht, ditëve të fundit ka pasur deklarime të atilla që deputetët mund ta nisin pushimin qysh nga data 15 korrik e këtij viti, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Megjithëkëtë zyrtarë të Kryesisë së Kuvendit i kanë thënë gazetës “Zëri” se ende nuk është vendosur data finale e pushimit, ndonëse kanë pohuar se me marrëveshje të grupeve parlamentare pushimi mund të merret më herët se që e përcakton Rregullorja.
Por përfaqësuesit e opozitës e kundërshtojnë një opsion të tillë, pasi sipas tyre ka shumë çështje e pika të mbetura, të cilat duhet të përfundojnë para pushimit.
Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu...
Milan dhe Hernandez afër marrëveshjes së re, ja sa do të për...
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë
Bora Zemani feston sot ditëlindjen
Maqedonci: Letra drejtuar KFOR-it nuk është rizotim, por sqa...