Punëtorët vazhdojnë të përballen me rreziqe jetësore në vendin e punës

07:40 | 13 Maj 2019
Arbresh.info

Për 16 muaj kanë humbur jetën 35 punëtorë në Kosovë.

Në mesin e tyre është edhe 21 vjeçari Krenar Jemini, nga Mushtishti i Suharekës i cili aksidentalisht kishte humbur jetën në vendin e tij të punës në shkurt të këtij viti.

Ndërsa babi i tij Emini ka treguar për RTK, se ende nuk e ka marrë raportin e autopsisë duke shtuar se vdekja e të birit ka qenë e dhunshme.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se fajtorët në këto raste shumë rrallë përfundojnë me dënim të drejt.

Sipas tij, nëse një lëndë lihet nëpër gjykata 4 deri në 5 vite, biznesmenët dinë si të përfitojnë.

Lidhur me këto raste, ministri i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se në rast se nuk respektohet kontrata nuk ka arsye të heshtet.

Pavarësisht përkushtimit që thonë se e kanë institucionet, punëtorët vazhdojnë të përballen me rreziqe të shumta sidomos ata të sektorit të ndërtimtarisë./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme