Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, pas takimit të sotëm me përfaqësuesit sindikalë të punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë, ka marrë vendim që nesër të hyjnë në grevë, për shkak të mospagesës së rritjes 4% të pagës nga rritja në sektorin publik e vitit të kaluar dhe mosdialogimi për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës së Prishtinës.
Në takim morën pjesë përfaqësuesit sindikalë të punëtorëve teknikë të shkollave “Ismail Qemaili”, “Pjetër Pogdani”, “Asim Vokshi”, “Naim Frashëri”, “Eqrem Qabej”, “Hoxhë Kadri Prishtina”, shkolla bujqësore, “Dardania”,“ Gjergj Fishta”, përfaqësuesit e QMF në Prishtinë dhe përfaqësuesit e kompanive të sigurimit.
Në rast të mos përgjigjes nga komuna e Prishtinës, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës paralajmëron se më 5 mars do të hyjnë në grevë deri në realizimin e kërkesave.
Pas njoftimit për hyrje në grevë, kryetari i Komunës Shpend Ahmeti ka kërkuar takim me udhëheqësin e Sindikatës, i cili do të mbahet nesër, por pavarësisht këtij takimi greva do të mbahet, njofton Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...