Për nder të Kampionatit Botëror të Basketbollit, Filatelia e Postës së Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e ri të pullave postare të titulluar “Kampionati botëror i basketbollit FIBA 2019-Kinë”.
“Basketbolli, si disiplinë sportive është shumë i popullarizuar edhe në Kosovë. Federata e Basketbollit të Kosovës, ka shënuar ngjarje historike për Republikën e Kosovës, me pranimin e saj në familjen e madhe të basketbollit botëror FIBA, më 15 mars 2015.
Përmes dy pullave postare dhe një blloku filatelik, në mënyrë simbolike prezantohet ky Kampionat edhe pse reprezentacioni i Kosovës nuk arriti të kualifikohet, por padyshim që ndeshjet do të ndiqen nga shumë adhurues të këtij sporti”, thuhet në njoftimin për media.
Në këtë botëror, që fillon më 31 gusht, do të marrin pjesë 32 skuadra nga të gjitha kontinentet (12 ekipe nga Evropa, 8 nga Azia dhe Oqeania, 5 nga Afrika, 8 nga Amerika), përderisa ndeshjet do të zhvillohen në 8 qytete të shtetit më të populluar në botë. Numri prej 32 ekipeve, që do të ndahet në tetë grupe me nga katër ekipe.
Përmes pullave postare, Filatelia e Postës së Kosovës afirmon sportin në përgjithësi, si dhe arritjet sportive që i shënon Republika e Kosovës.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë