Programi Nacional për Rininë, nëpërmjet Garës Nacionale të Diturisë, për herë të parë në Republikën e Kosovës u ka mundësuar të gjithë nxënësve nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën që të shfaqin njohuritë e tyre në lëndët që ata kanë mësuar gjatë vitit shkollor.
Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë, nga rreth 316,000 nxënës, vetëm për garën e Diturisë në nivelin e shkollës kemi 24,012 fitues.
Pas përfundimit të garës komunale dhe shpalljes së nxënësve fitues, sot janë publikuar listat e nxënësve pjesëmarrës në nivelin republikan të garës, ku do të garojnë mbi 1,600 garues.
Gara Nacionale e Diturisë në Nivelin Republikan mbahet më 12 korrik 2019 duke filluar nga ora 09:00 në hapësirat e Kolegjit AAB në Prishtinë.
Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport u uron sukses të gjithë nxënësve pjesëmarrës në garë. /arbresh.info/
Bashkëngjitur gjeni listën përveç komunës së Gjilanit e cila do të publikohet më vonë:
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...