Google ADS

Publikohen refleksione për idenë e Muzeut Kombëtar të Diasporës

07:26 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Ministri i Shtetit për Diasporë, Pandeli Majko, gjatë ditës së sotme ka publikuar një video, në të cilën përshkruhet historia shqiptare.

Videoja rreth 4 minutëshe shfaq imazhet e shumë personaliteteve të ndryshme, të cilët njihen ndërkombëtarisht dhe kanë bërë shumë për vendin e tyre, gjithashtu kanë prezantuar origjinën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Refleksion për idenë e Muzeut Kombëtar të Diasporës, si një institucion i respektit për historitë e mijëra shqiptarëve në botë, si pjesë e pandarë e vendlindjes”, ka shkruar ministri përkrah videos së publikuar.

Disa nga thëniet, të cilat lanë gjurmë në historinë e shqiptarëve, u paraqitën në video.

“Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për vendin e tyre”, është një thënie nga Ismajl Kadare.

“Me gjak dhe origjinë jemi shqiptarë”, pati thënë Nëna Terezë.

E gjatë videos përshkruhen emrat e atyre që bënë shumë për shqiptarët.

Ismajl Kadare, Angjelin Preljocaj, Inva Mula, Fadil Berisha, Eliza Dushku, Shkëlzen Doli, Rita Ora, Dua Lipa, Saimir Pirgu, Eno Peçi, Lorik Cana e shumë personalitete të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme