PSG pranon mega ofertën e Barçës, 200 milionë euro plus 3 futbollistë

09:55 | 30 Gusht 2019
arbresh.info

Neymar sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Barcelonës.

Sipas medieve italiane, presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu ka bindur numrin 1 të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi i cili është dorëzuar duke pranuar ofertën për sulmuesin brazilian.

Operacioni është mbyllur në Montecarlo gjatë shortit të Champions Leagues, mbi bazën e 200 milionë euro CASH, plus kartonat e Rakitic dhe Jean-Clair Todibo së bashku me huazimin e Dembeles për një sezon.

Dy të parët kanë pranuar të transferohen te kampionët e Francës ndërsa sulmuesi francez është ende në mëdyshje, por vështirë se Dembele do të prishë këtë operacion të madh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme