Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar vizitë në Kosovë.
Ai tha se nëse gjithçka do të jetë në rregull, më 9 shtator do të arrijë për vizitë në Kosovë, transmeton lajmi.net.
“Nëse gjithçka është në rregull, më 9 shtator jam me serbët në Kosovë,” tha ai.
Vuçiq theksoi si qëllim parësor i Serbisë është ruajtja e paqes dhe stabilitetit.
Ndërsa si objektiv tjetër, Vuçiq thotë se është ruajtja e interesave shtetërore, mbrojtjen e pronës dhe të gjithë interesave të tjera të Serbisë.
Më pas, presidenti serb ka listuar si objektiv të tretë mbrojtjen e popullit serb në Kosovë.
Sipas tij është e nevojshme të sigurohet siguria e njerëzve, të sigurohet që fëmijët të shkojnë në shkolla dhe kinema pa ndërprerje dhe të shoqërohen me kolegët e tyre.
Sikurse drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, edhe Vuçiq ka thënë se është i bindur se nëse arrihet marrëveshja, serbët do të kenë më shumë se sot.
“Ne kemi një territor të përcaktuar nga fuqitë perëndimore dhe territor i përcaktuar faktikisht në fushën që është kundër nesh. Kufijtë në Jarinjë dhe Bërnjak janë të vendosur më në fund në vitin 2011”, duke thënë se ata janë quajtur vendkalime administrative, për shkak se ajo nuk njihen.
I pyetur për deklaratën e kancelares Angela Merkel, se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, ai tha se si Gjermania ashtu edhe SHBA-të po “e kufizojnë” momentin se duhet të njohim pavarësinë e Kosovës e shpallur në vitin 2008.
Haliti tregon si ndodhi pajtimi mes Gazmend Muhaxherit dhe f...
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...