Partia Socialdemokrate thotë se mbështet kërkesat e Postës së Kosovës.
Kjo parti thotë se gjendja e rëndë në Postën e Kosovës ka shkaktar dhe adresë e ata, sipas PSD-së janë udhëheqjet e Qeverive të kaluara.
“Partia Socialdemokrate solidarizohet me protestën dhe mbështet kërkesat e punëtorëve të Postës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
“Gjendja e rëndë në Postën e Kosovës ka shkaktar dhe adresë. Për të nuk duhet të vuajnë punëtorët. Ajo vjen prej mënyrës se si kanë udhëhequr me të qeveritë njëra pas tjetrës. Planet për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës kanë sjellë një sërë vendimesh e politikash që e kanë sjellë Postën buzë greminës: ndarja e Postës prej Telekomit të Kosovës; ndalimi i investimeve në Postë; dhe sidomos keqmenaxhimi, korrupsioni e punësimet klienteliste”, thuhet në komunikatën e PSD-së.
Partia Socialdemokrate po ashtu ka thënë se Qeveria duhet të gjejë një rrugë për këndelljen e këtij institucioni.
“Kërkesa për realizimin e pagave është më e pakta që Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta plotësojë karshi punëtorëve. Qeveria, duke qenë aksionari i vetëm i kësaj ndërmarrjeje publike duhet të angazhohet për ta trasuar rrugën e këndelljes e zhvillimit të saj. Kjo rrugë nuk kalon përmes masave shtrënguese, shpunësimeve e shkurtimeve që po dëshmohen si të dëmshme e jofunksionale jo vetëm në Kosovë. Kjo rrugë kalon përmes investimeve; përmes krijimit të Post- Bankës; përmes kryerjes së obligimeve ligjore që Qeveria ka ndaj postës (rimbursimi i humbjeve në shërbimin universal postar); dhe krijimit të hapësirës që Posta t’i kryejë të gjitha shërbimet që i kryejnë simotrat e saj në rajon etj.”, vlerëson Partia Socialdemokrate.
Grevat e protesta janë mjete sindikale që duhet intensifikuar në Kosovën e dominuar nga hegjemonia dhe modeli neoliberal, shton PSD. Ekonomia, për të qenë në shërbim të shoqërisë, duhet analizuar nga pozicioni dhe interesi shoqëror, kurse punëtoria është ndër pjesët më të rëndësishme të shoqërisë, ka thënë PSD përmes komunikatës./arbresh.info/
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror