Google ADS

PSD në orën 15:00 vendos për koalicion me AAK-në

13:21 | 19 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Partia Socialdemokrate, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje zyrtarë të kësaj partie kanë bërë të ditur se në orën 15:00 do të kenë një konferencë për media në të cilën do të bëhet e ditur qëndrimi përkitazi me mundësinë e koalicionit me AAK-në, shkruan GazetaBlic.

Kjo mbledhje u mbajt pas takimit të pati kreu i kësaj partie Shpend Ahmeti me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas raportimit në media për një koalicion të mundshëm mes AAK-së dhe PSD-së.

Edhe AAK-ja ka thirrur mbledhjen e Këshillit Drejtues në të cilën pritet të vendoset për koalicionin e mundshëm me PSD-në, por edhe me partitë tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme