Pas Gjilanit dhe Kamenicës, Partia Socialdemokrate vazhdon shtrirjen dhe zgjerimin e saj në tërë Anamoravën. Sot janë hapur zyrat e PSD-së në komunën e Vitisë, ku po dinamizohet konsolidimi i degës.
Para grupit punues dhe mbështetësve, kryetari Shpend Ahmeti dhe deputetët Salih Salihu e Besa Baftiu, e cilësuan zyrën e PSD-së në Viti si adresë për të gjithë qytetarët që ballafaqohen me probleme të shumta.
Me këtë rast u diskutua alternativa e Partisë Socialdemokrate karshi problemeve lokale, si dhe për angazhimet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, e veçanërisht për përgjegjësitë e marra në procesin e dialogut.
”Vitia mund të listohet ndër komunat me shumë probleme, sidomos për shkak të shpërfilljes së saj nga ana e qeverive qendrore në Republikën e Kosovës. Ajo vuan po ashtu nga pasojat e paaftësisë së qeverisjes në nivel lokal për t’i zgjidhur problemet ekzistenciale të vitiasve.
Shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në gjithë komunën, mungesa të rrjetit të kanalizimit dhe administrimi i mbeturinave janë vetëm disa nga problemet që nuk janë zgjidhur nga pushtetet. Sot, qytetarët e Vitisë janë komuna e dytë në Kosovë me pakënaqësinë me të lartë lidhur me ndriçimin publik. Të njëjtit numërojnë probleme të ndryshme edhe nëpër shkolla.
Përpos programit të qartë social dhe zhvillimor, Partia Socialdemokrate është e dëshmuar me politikat e saj transformuese në nivelin lokal. Sikurse Kamenica dhe Prishtina, së shpejti, Vitia do t’i përjetojë ndryshimet në nivelin komunal.
Planifikimi hapësinor dhe urban, transparenca radikale e shpenzimeve të parasë publike, shërbimet cilësore publike, çlirimi dhe zhvillimi i hapësirave publike, kushtet më të mira infrastrukturore, shansat e njëjta në punësim, shpërndarja e barabartë të investimeve, mbështetja për më të varfërit, janë vetëm disa nga prioritetet programore që do t’i jetësojë nesër qeverisja e Partisë Socialdemokrate në komunën e Vitisë.
177 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kore të Jugut, qeveri...
Guardiola deklaron se Manchester City do të rikthehet pavarë...
Osmani mirëpret në zyrën e saj fëmijët nga komunitetet: Koso...
Gjesti e bën edhe këtë – Futet në koshin e bërllokut për një...
Kurti nga Gjilani: Jemi të gjithë bashkë për një qeverisje d...
Bajrami: Partia në pushtet e ka përgjegjësinë pse s’ka rrymë