Partia Socialdemokrate, nëpërmjet një komunikate dërguar mediave ka reaguar pas vdekjes së punëtorit Visar Behrami, 27-vjeçar, i cili humbi jetën tragjikisht nga shembja e ish-hotelit ‘Adriatikut’, në Mitrovicë.
Në komunikatën e bërë, PSD i ka shprehur ngushëllime familjes Behrami, për humbjen e të birit të tyre. Po ashtu, PSD ka kërkuar nga organet përgjegjëse që t’i vendosin para ligjit dhe t’i dënojnë përgjegjësit e kësaj fatkeqësie.
Reagimi i plotë i PSD-së:
Rasti tragjik ne Mitrovicë, ku punëtori 27 vjeçar Visar Behrami, humbi jetën në vendin e punës, tregon edhe njëherë se punëtorët në Kosovë trajtohen në mënyrë skandaloze dhe se nuk kanë fare siguri në punë.
Pushteti qendror, në shumë raste edhe ai lokal, nuk po e vret mendjen për këtë gjendje alarmante, teksa raste të tilla po bëhen të zakonshme. Punëtorët pa kontrata pune, pa siguri në punë, me paga të pamjaftueshme për nevojat bazike e të cilët punojnë me orar të tejzgjatur, nuk kanë kurrfarë përkujdesje e mbrojtje nga shteti. Në anën tjetër, janë institucionet lokale e qendrore që mbyllin sytë para të fortëve të cilët tolerohen të shkelin ligjet dhe të shfrytëzojnë punëtorët në funksion të kapitalit të tyre financiar.
Rasti në Mitrovicë është fatkeqësisht dëshmi e kësaj. Është shembull i papërgjegjësisë së qeverisjes lokale, e cila po lejonte ndërtim pa leje midis qytetit, nën rrënojat e të cilit gjeti vdekjen një punëtor. Është po ashtu pasqyrim i nevojës që të rritet numri i inspektorëve, për t’u bërë prioritet siguria e mirëqenia e punëtorit dhe për t’u vendosur rend e rregull në ndërtim.
Të prekur thellë nga kjo vdekje, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Behrami dhe gjithë të afërmve të viktimës. Njëkohësisht kërkojmë që organet përgjegjëse t’i vendosin para ligjit dhe të dënojnë përgjegjësit e kësaj fatkeqësie.
Ish-hoteli Adriatiku është shembur në orët e pasdites të së hënës. Ndërsa, në pjesën e shembur kanë qenë katër persona, tre janë tërhequr ndërsa viktima kishte mbetur nën rrënoja.
Gjetja e trupit të riut nga Mitrovica është bërë pas disa orë kërkimesh nga ekipet e shpëtimit, Policisë, zjarrfikësve dhe FSK-së.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...