Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Sali Asllanajt, ish- kryetar i Suharekës, dhe dy zyrtarëve tjerë – Sherif Berishës, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë dhe Milazim Hajdarit, në cilësinë e drejtorit të ShFMU “Bajram Curri”të Nishorit.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, Sali Asllanaj nga data 01.09.2014 e deri më 27.11.2014, në cilësinë e personit zyrtar – kryetar i Komunës së Suharekës, duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër.
Sipas aktakuzës njëkohësisht edhe duke i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, Sali Asllanaj me dije ka shkelur ligjin lidhur me detyrat e tij dhe ka keqpërdor pasurinë që ka rënë në kujdesin e tij si rezultat i detyrës së tij.
Aktakuza më tutje sqaron në mënyrë të hollësishme veprimet që i ka ndërmarrë i akuzuari Sali Asllanaj.
Sipas aktakuzës, Asllanaj në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe Ligjin për menaxhimin e financave publike, pa procedurë të tenderimit nënshkruan në emër të Komunës së Suharekës “Marrëveshjen për mirëkuptim për bashkëfinancim” ndërmjet Komunës së Suharekës dhe ”Kosovo Hope”, të cilën e përfaqësonte Berat Gegaj.
Kjo marrëveshje kishte të bënte me projektin “Transporti i nxënësve”, marrëveshje kjo në vlerë prej 22.390.00 euro.
Më tutje aktakuza sqaron se Sali Asllanaj më 01.09.2014 lejon që OJQ “Kosovo Hope” të lidhë kontratë me “Saba Tours” për bartjen e nxënësve për fshatin Nishor ShFMU “Bajram Curri”, duke u bazuar gjoja në marrëveshjen e bashkëfinancimit nëpërmjet tij dhe përfaqësuesit të OJQ-së, e cila marrëveshje është lidhur më vonë, pra më 08.10.2014, raporton www.kallxo.com.
Sipas aktakuzës, Sali Asllanaj nuk kujdeset për implementimin në tërësi të kësaj marrëveshjeje nga ana e OJQ-së “Kosova Hope”, me ç’rast i ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej shumës 10.556.00 euro.
Në të njëjtën aktakuzë janë të përfshirë edhe Sherif Berisha, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë dhe Milazim Hajdari, në cilësinë e drejtorit të ShFMU “Bajram Curri” të fshatit Nishor.
Aktakuza e Prokurorisë Themelore Prizren ngarkon Sherif Berishën me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, sepse prej datës 16.09.2014, e deri më datë 27.11.2014 në Suharekë, në cilësi të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit të Suharekës, duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, njëkohësisht duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës. Me këtë rast i njëjti me dije ka shkelur ligjin lidhur me detyrat e tij dhe ka keqpërdorur pasurinë që ka rënë nën kujdesin e tij si rezultat i detyrës së tij.
Sipas aktakuzës veprimet inkriminuese të Sherif Berishës lidhen me atë se gjatë menaxhimit të “Marrëveshjes për mirëkuptim për bashkëfinancim” ndërmjet Komunës së Suharekës dhe “Kosovo Hope”, kjo marrëveshje kishte të bënte me projektin “Transporti i nxënësve”, i akuzuari ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Prokurimin Publik, ashtu që ka lejuar që drejtori i shkollës ”Bajram Curri”, të fshatit Nishor, Milazim Hajdari, të lëshojë raporte për bartjen e nxënësve në periudhën nga data 16.09.2014 e deri më 27.11.2014 operatorit ekonomik “Saba Tours”, gjoja se ky operator ka kryer shërbimin e transportin e nxënësve në relacion Breshancë – shkollë dhe anasjelltas
Sipas aktakuzës, po ashtu për periudhën e njëjtë kohore i akuzuari Sherif Berisha i ka lëshuar tri raporte edhe operatorit “Shiproni Tours”, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 6.372.00 euro, ngase kjo shumë i ishte paguar “Saba Tours”, për shërbimin që nuk e kishte kryer, po ashtu dëmin prej 3.984.72 Euro, ngase Sherif Bajrami si përgjegjës për menaxhimine projektit nuk i kishte kërkuar mjetet të cilat nuk ishin shpenzuar nga pjesa e investimit të përgjithshëm në “Marrëveshjen e mirëkuptimit për bashkëfinancim” me OJQ-në “Kosovo Hope”.
Ndërsa drejtori i shkollës “Bajram Curri”, i akuzuari i tretë, Milazim Hajdari, sipas aktakuzës nga data 08.10.2014 e deri me datë 25.08.2016, në fshatin Nishor, ka përpiluar raporte për bartjen e nxënësve në periudhën nga data 16.09.2014 e deri me 27.11.2014.
I njëjti operatorit ekonomik “Saba Tours” dhe lëshon raporte për NTSH ”Shqiproni Tours”, gjoja se ky operator ka kryer shërbimin e transportit të nxënësve në relacionin Breshancë – shkollë dhe anasjelltas, e në bazë të cilit raport OJQ “Kosovo Hope” bën pagesën e mjeteve për transportin e nxënësve për këtë operator, e të cilin transport faktikisht nuk ia kishte kryer operatori ekonomik “Saba Tours”.
Më tutje aktakuza sqaron se i njëjti për periudhën e njëjtë kohore të cekur si më lartë, i ka lëshuar tri raporte edhe operatorit NTSH “Shqiproni Tours”, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 6.572.00 euro.
Sipas Prokurorisë me këtë ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoriteti zyrtar.
Shqyrtimi fillestar për këtë rast do të mbahet më 19 nëntor në Gjykatën e Prizrenit./kallxo.com/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...