Një grup i punëtorëve të ndërmarrjes ndërtimore “Ramiz Sadiku” në Prishtinë kanë protestuar sot në kërkim të përfshirjes së tyre në listën e përfituesve të fondit 20 përqindësh të privatizimit.
Me parullat në duar “Hetoni mashtrime me 20%”, “Hetoni dhënien e 20%”, “Duam hetime”, “Duam të drejtat tona”, ata kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të selisë së Prokurorisë së Shtetit për të kërkuar hetim për mospërfshirjen e tyre në listën e punëtorëve përfitues.
Hazir Brestovci, njëri nga përfaqësuesit e punëtorëve në këtë protestë, tha se kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër lënies jashtë kësaj liste.
“Ju jeni dera e vetme në të cilën mund të kërkojmë drejtësi dhe hetime për mospërfshirjen tonë në marrjen e 20%. 490 punëtorë janë të gatshëm të tregojnë për rastin e tyre”, tha Brestovci para prokurorisë.
“Ne jemi të gatshëm të dëshmojmë për korruptimin e sindikatës. Ne si grup jemi përjashtuar nga ky grup i cili ka marrë 20%, lusim prokurorinë që të ndërmarrë hetime të shpejta dhe të drejta në këtë rast”, tha Brestovci.
“Protesta jonë është për të kërkuar të drejtën tonë dhe hetime”, tha ai.
Ndërkohë tre përfaqësues nga protestuesit kanë hyrë në takim në Prokurori për ta paraqitur problemin e tyre./kallxo.com/
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...