Protesta e opozitës propozohet për 15 shtator

16:55 | 8 Shtator 2018
Arbresh.info

Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë vazhduar negociatat për mundësinë e organizimit të një proteste javën tjetër, kundër diskutimit të kufijve.

Burimet e afërta me LDK-në kanë bërë të ditur se propozimi i Vetëvendosjes është që protesta të organizohet të shtunën e ardhshme, më 15 shtator.

LDK-ja ende nuk ka marrë qëndrim zyrtar nëse do të bëhet pjesë e protestës, por disa zyrtarë të lartë të saj kanë dalë kundër.

Ndërkohë, PSD-së nuk i ka shkuar ftesa e Vetëvendosjes për pjesëmarrje në protestë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme