“Pas marrjes se mandatit ju keni hartuar një koncept dokument për fizibilitetin e universiteteve. Të gjeturat e këtij dokumenti kanë qenë shqetësuese, problemet me të cilat përballet arsimi në Kosovë, nga mungesa e punës, ngarkesa e madhe me studentë e me staf të ulët. Kanë kaluar nëntë muaj nga ky dokument. Cilët kanë qenë hapat që keni marr lidhur me këtë”, ishte pyetja e Çaushit për Ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi.
Ky i fundit përmendi profilizimin e universiteteve publike.
“Profilizimi do ta rregullonte mjaft mirë këtë çështje, dhe do të ndihmonte të gjitha universitetet publike. Por, ajo çka mbetet tutje është që ose Qeveria ose Parlamenti të merr vendim”, është shprehur Bytyqi në seancë plenare, derisa po diskutoheshin pyetjet e deputetëve për ministra.
Mexhide Mjaku- Topalli nga PDK pyetu Ministrin e Punës, Skënder Reqica për çështjen e statusit të viktimave të dhunës.
“Kemi disa informata që disa kërkesa ta aplikantëve janë refuzuar dhe se me ankesa merret i njëjti komision që ka refuzuar. Po ashtu disa kërkesa ende nuk janë shqyrtuar sepse anëtarët e komisionit kanë obligime. Pyetja ime është a do të mund të bëhet një zgjidhje për këtë”, është shprehur Topalli.
Nga ministri Reçica nuk pati një përgjigje konkrete rreth kësaj.
“Komisioni është i përbërë nga profesionist që verifikojnë statusin e viktimave. Ata brenda përgjegjësive dhe kompetencave që kanë, po e kryejnë punën me seriozitet. Kanë edhe afatet ligjore,” është shprehur Reçica,
Deputeti Salih Zyba nga LVV ka pyetur Ministrin e Mjedisit, Fatmir Matoshi, për ndërtimet pa leje në Brezovicë.
“Ndërtimet pa leje, çka jeni duke bërë. Ia keni hedhur fajin komunës, vetën e keni hequr nga lista. Por edhe ju keni përgjegjësi.”
Ministri Matoshi thotë se inspektorati ka marrë masa për këto ndërtime.
“Ndërtimet në parkun e Brezovicës janë në zonën e tretë ndërsa ato që përbëjnë rrezik, inspektorati ka ndërmarr masa për këto ndërtime. Komuna është dërguar në Gjykatë sepse ka bërë shkelje. Ne po mundohemi në formë ligjore që të mos bëjmë gabime e të kthehemi në pikën zero. Nuk do të kalojnë vendimet e komunës aq thjeshtë, jemi duke marr masa”, është shprehur Matoshi./arbresh.info/
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj