Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot mori pjesë në promovimin e librit “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”, të autorit Luan Tashi.
Libri i autorit Luan Tashi u promovua në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ndjehet i lumtur kur ia ka dhuruar një libër miku i tij Halil Matoshi, raporton arbresh.info.
“Një falënderim shkon për mikun tim Halil Matoshin, kur ma pati dhuruar një libër të tillë të historisë së Heroit tonë, ku tash në atë libër është vetë historia e tij.
Astrit Salihu, profesor në fakultetin e Filozofisë tha se unë si filozof e vlerësoj shumë librin e tij sepse faktografia e tij gjendet në Galeritë Evropiane.
“Unë si filozof i Universitetit të Prishtinës e vlerësoj shumë librin e Luanit sepse vetë për herë të parë libri flet me fakte, është një përmbledhje e një faktografie të memorizimit Evropian, dhe se tash ku libër ju tregohet edhe të tjerëve historia e Gjergj Kastriot-“Skënderbeut”, gjendet edhe në Galeritë Evropiane”, tha profesori i Fakultetit të Filozofisë, Astrit Salihu.
Skulptori nga Shqipëria, Bujar Pani tha se ndjehem i obliguar të vlerësoj punën e autorit se ky libër I kushtuar është një libër bibliografik sepse gjithsecili gjen imazhe në libër të faktuara.
“Është një libër bibliografik sepse ka zhvilluar punën kronologjike duke faktuar burimet tekstore vëllimin e Luanit. Ai ka udhëtuar deri në Argjentinë për të gjetur të dhënat e Historisë se Gjergjit”, tha skulptori Pani.
Në fund skulptori, Bujar Pani, tha se pas 550 viteve e kemi një libër të tillë që na u është dashur më herët ta kemi./Arbresh.info/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...