Prokurorja Speciale: Elez Blakaj kishte presion, dërgonte dy fëmijët e tij me polici në çerdhe

10:15 | 16 Nëntor 2018
V. S.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari, i ka dalë në mbrojtje kolegut të tij ish-prokurorit Elez Blaka, duke thënë se ai nuk ishte tuc, por një njëri që e ka dashur punën e tij.

Hajdari tha se ish-prokurori Blakaj nuk ishte hero e as tuc, por një prokuror në të cilin sistemi prokurorial ka mundur të llogarisë në kontributin e madh të tij, pasi ka qenë një punëtor i cili nuk e ka kursyer veten.

Ajo ka thënë se ai nuk mund të quhet ‘tuc’ për faktin se është larguar nga Kosova.

“Unë kam thënë që ai as nuk është hero as tuc, ai ka qenë një prokuror në të cilin sistemi prokurorial ka mujtë me llogarit, me dhënë një kontribut të konsiderueshëm, një kontribut të madh në sistemin prokurorial, sepse ka qenë punëtor dhe nuk e ka kursy veten. Me sinqeritetin më të madh them se kurrë në asnjë moment s’duhet vlerësuar tuc nëse mendoni se mund të klasifikohet si tuc nga fakti që është largu…”, tha Hajdari për Jeta në Kosovë.

Hajdari ka treguar se ish-prokurori Blakaj nuk kishte pas frikë nga puna, por kishte frikë për fëmijët e tij të vegjël që i kishte, ajo ka treguar se dy fëmijët e Blakajt janë dërguar në çerdhe me përcjellje të policisë.

Po ashtu prokurorja Hajdari  ka treguar për vendimin e saj rreth hapjes së hetimit për rastin e dhunimit të Vasfije Krasniqit Goodman nga forcat serbe gjatë luftës./Jeta në Kosovë/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme