Prokuroria tregon se sa veteranë të rrejshëm ka në Burojë, fshatin e Presidentit

12:31 | 19 Shtator 2018
Arbresh.info

Tridhjetë e dy veteranë të rrejshëm nga fshati i presidentit, Hashim Thaçi – Buroja, gjenden në listën e Prokurorisë. Katër prej tyre janë kushërinj të afërm të presidentit. Ata, pos privilegjeve tjera përfitojnë edhe pensione të rregullta mujore që pritet t’u ndalen pas ngritjes së aktakuzës.

Njëzetë deri në tridhjetë e pesë ushtarë përbëjnë një tog ushtarësh. Një të tillë e ka Buroja, vendlindja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Por, të rrejshëm.

Fiks tridhjetë e dy veteranë falsë janë zbuluar nga Prokuroria në fshatin Burojë. Emrat e tyre janë listuar në aktakuzën e Prokurorisë të ngritur nga Elez Blakaj, dhe tash të përfaqësuar nga Afrim Shefkiu.

Aktakuza me emrat e mbi 20 mijë veteranësh, zbulon se ky “tog” ushtarësh i është bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vetëm pas luftës me qëllim të përfitimit të privilegjeve dhe pensioneve.

Për aferën e veteranëve, të martën është deklaruar edhe bashkëfshatari i togut Burojës, Hashim Thaçi.

Presidenti e quajti UÇK-në vlerë sublime të popullit dhe shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se kushdo që ka mashtruar meriton dënim maksimal.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera më sublime e popullit dhe shtetit të Kosovës. Kushdo që mundohet të abuzojë me të, meriton ndëshkimin maksimal të institucioneve të drejtësisë. I ftoj autoritetet e drejtësisë që hetimit për abuzimet e mundshme me listat e veteranëve t’i shkojnë deri në fund. Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë qartësi të plotë për këtë proces të rëndësishëm, në mënyrë që vetëm veteranët e vërtetë të përfitojnë nga përkrahja institucionale”, ka thënë Thaçi.

Në mesin e bashkëfshatarëve të rrejshëm në aktakuzë, janë katër kushërinj të presidentit Thaçi. Midis tyre, dy janë vëllezër të cilët cilësohen të tillë nga Prokuroria.

Tri gra veterane të këtij fshati, cilësohen veterane të rrejshme nga Prokuroria.

Osman Xhemajl Hoti, është i pari burojas në listën e Prokurorisë, i ndjekur nga Xhafer Muharem Hajdari.

Pajazit Asllan Haliti, është po ashtu në listën e veteranëve të rrejshëm, sikurse Refkiu së bashku me të vëllanë, Naser Thaçi.

Naser Shaban Ramadani, Enver Ramadan Selmani, Avni Ahmet Haliti, Kushtrim Avdullah Duraku, Nazmi Hajrullah Shala, Bislim Brahim Haliti, Fahrije Tahir Qelaj, Rifat Halil Thaçi, Qazim Ramadan Duraku, Ramadan Miftar Hoti, Hajdin Sokol Halili, Rifat Sejdi Berisha, Ismet Islam Shaqiri, Fadil Pajazit Halili, Zyrafete Adem Haliti, Ilir Avdyl Sahiti, Mirsad Imer Hajzeri, Burim Nezir Kastrati, Haki Xhafer Ramadani, Isuf Hamit Kastrati, Jeton Hajrullah Shala, Ganimete Hamzë Thaçi, Shkelzen Asllan Osmani, Zyrafete Bajram Berisha, Naim Shefshet Hajdini, e Bukurije Sali Gecaj, janë po ashtu në mesin e veteranëve të rrejshëm të fshatit Burojë.

Për mashtrimet me lista të veteranëve, Prokuroria javën e kaluar ka ngritur aktakuzë kundër Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjahës, Shkumbin Demalijajt, Qelë Gashit, Shukri Bujës, Ahmet Dakut, Rrustem Berishës, Faik Fazliut, Smajl Elezajt, Fadil Shurdhajt e Xhavit Jasharit.

Të gjithë akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare. Kjo vepër dënohet deri në pesë vjet burgim.

Ish-prokurori Elez Blakaj që e kishte hetuar këtë rast ka deklaruar se mund të ketë gabime në të dhënat personale të njerëzve. Gabime ka thënë se mund të ketë në aktakuzë edhe Prokuroria e Shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme