Prokuroria Themelore e Gjilanit është bërë adresë për porosinë e një produkti që shërben për stimulim të potencës.
Esat Ademi, që punon në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka porositur online tek faqja “Dyqan i produkteve Natyrale” në Facebook, një produkt që rritë potencën për seks raporton portali arbresh.info.
Por, Esat Ademi, madje ka kërkuar në komente që produktin e porositur t’ia sjellin në vendin ku punon, pra në Prokurorinë Themelore në Gjilan, e jo në shtëpinë e tij.
LEXO EDHE: Prokuroria Themelore në Gjilan bëhet adresë e një produkti stimulues për s***
E për këtë gjë është sqaruar Prokuroria, e cila thotë se llogaria e prokurorit ishte hakuar nga dikush që qëllimisht e ka bërë porosinë në adresë të Prokurorisë.
“Me qëllim të informimit të drejtë, ju njoftojmë se persona të panjohur kanë keqpërdorur llogarinë e prokurorit në fjalë, të cilët kanë arritur që të kenë qasje në llogarinë personale të tij, në rrjetin social ‘’Facebook’’, duke kontaktuar me një faqe për blerje Online, me ç’rast pas publikimit nga mjetet e informimit, i njëjti e ka kuptuar se dikush ka bërë një keqpërdorim të tillë”, thuhet në përgjigjen që dhanë për arbresh.info.
Bëhet e ditur se është autorizuar Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike që të zbulohen personat që kanë keqpërdorur llogarinë e prokurorit të shtetit./Arbresh.info/
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...