Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë vitit 2018, ka përmbushur me sukses detyrimet e saj kushtetuese dhe ligjore, për ndjekjen pa kompromis të kryerësve të veprave penale, duke garantuar në të njëjtën kohë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Në vitin 2018, kjo prokurori ka treguar efikasitet të lartë të kryerjes së lëndëve, me mbi 98% të vendosura dhe të dorëzuara në Gjykatën Themelore në Gjilan, ku në shkallën e kësaj përqindje të lartë, përveç ngritjes së aktakuzave, ka pasur edhe pushime të hetimeve dhe hudhje të kallëzimeve penale, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri departamentet e saj, Departamenti për Krime të Rënda, Departamenti për Krime të Përgjithshme dhe Departamenti për të Mitur dhe me gjithsej 17 prokurorë, përfshirë edhe Kryeprokurorin e saj, gjatë vitit 2018, ka pranuar 2,592 kallëzime penale, të natyrave të ndryshme, me gjithsej 3,255 persona, me ç’rast në vitin 2019 janë bartur vetëm 44 lëndë, me gjithsej 65 persona.
Prioritet i rëndësishëm i veprimtarisë së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka qenë dhe mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e në veçanti korrupsionit në nivele të larta dhe në sistemin e drejtësisë, me ç’rast gjatë vitit 2018, ka trajtuar lëndë duke hetuar persona zyrtar qendror dhe lokal, gjyqtarë, prokurorë, kryetar të komunave, inspektor tatimor, zyrtar policor, shëndetësor, doganor dhe arsimor. Në këtë drejtim, prokuroria, ndaj tyre ka ndjekur një politikë të ashpër penale dhe kjo pasqyrohet me kërkesat për masat e sigurimit dhe llojin e masës së dënimit, të kërkuar nga prokurorët e shtetit.
Gjatë këtij viti, pavarësisht trajtimit me prioritet dhe masave parandaluese të veprave penale të dhunës në familje dhe atyre me narkotikë, përpos rezultateve pozitive, numri i këtyre veprave penale mbetet i lartë.
Gjithashtu, prokuroria ka qenë e përkushtuar edhe në kryerjen e kallëzimeve penale, përmes procedurave alternative siç janë: marrëveshjet mbi pranimin e fajësisë, ndërmjetësimet, pezullimet dhe propozimet për dhënien e urdhrave ndëshkimorë.
Rezultate evidente, kjo prokurori ka pasur edhe sa i përket konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurive (sendeve) me të cilat është kryer vepra penale dhe pasurisë e cila është fituar me kryerjen e veprave penale.
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...