PSRK-ja gjithashtu thotë se prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj nuk ka dorëzuar asnjë raport lidhur me hetimet që ka bërë ose ndonjë konstatim të tij, raporton KTV.
“Prokurori Blakaj nuk ka dorëzuar asnjë raport lidhur me hetimet apo ndonjë konstatim. Kërkesa e Kryeministrit nuk është shqyrtuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), pasi që PSRK i din autorizimet e veta ligjore lidhur me afatet ligjore të hetimeve dhe askush nuk mund t’i shkurtojë apo zgjatë afatin e hetimeve”, ka thënë për KTV, Ekrem Lutfiu, zëdhënës i PSRK-së.
PSRK gjithashtu thotë se, “nuk ka pasur asnjë kërkesë nga zyrtarët e lartë që kanë kërkuar ndonjë raport nga prokurorët”.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...