Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, tha se ka marrë vendim që të rihapen hetimet për rastin e dhunimit të Vasfije Krasniqit Goodman nga forcat serbe gjatë luftës.
Hajdari tha në “Jeta në Kosovë” se rihapjen e rastit e ka bërë mbi bazën e përgjegjësive komanduese.
“Rasti i Vasfije Krasniqit është rihapur. Unë kam vendos me rihap rastin e saj mirëpo jo kundër kryesve në fjalë sepse ndaj tyre procedura ka përfundu me aktgjykim të formës së prerë, nuk kam mundësi, nuk kam asnjë bazë ligjore, asnjë mundësi ligjore, me paraqit mjet të jashtëzakonshëm. Unë kam vendos me rihap rastin mbi bazën e përgjegjësive komanduese, sikurse që do të veproj dhe jam duke vepruar edhe në rastet e tjera të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se njëra ndër arsyet e rihapjes së rastit të Vasfijes është sepse dhunimi është përdorur si armë nga armiku.
“Po e bëj këtë sepse e kanë kry dhunimin gjatë luftës, ka qenë mjet i luftës, ka qenë një prej metodave të luftës. Nuk kanë ndodhur këto dhunime në Kosovë rastësisht, nuk janë incidente të izoluara. Janë siç e thash armë të cilën armiku e ka përdorur gjatë luftës”, ka treguar prokuroja.
Drita Hajdari tha se e ka bërë kërkesën e saj në Polici.
“Kam lëshuar një kërkesë, një autorizim Policisë, Njësisë së hetimit për krimet e luftës, ku i kam përcaktuar taksativisht detyrat dhe veprimet që ata duhet t’i ndërmarrin në këtë rast, mes te tjerash prapë kanë me u intervistu dëshmitarët okularë, ndoshta edhe Vasfija në të ardhmen”, tha Hadjari.
Ajo po ashtu ka thënë se këtë vendim e ka marrë më rastin e dëgjimit të rrëfimit të saj në medie, të cilën e ka ftuar edhe personalisht në zyrën e saj. /kallxo.co/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha