Mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës – Njësia për Krime të Luftës, Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës, ka lëshuar urdhëresë për zhvarrosje dhe identifikim në varrezat e një lokacioni në Podujevë.
Në zbatim të kësaj urdhërese, sot me datë 19.07.2019, nga institucionet relevante janë realizuar veprimet e përcaktuara nga Prokuroria, me ç ‘rast janë gjetur mbetje mortore të një trupi i cili dyshohet të jetë viktimë e krimeve të luftës së fundit në Kosovë.
Pas gjetjes se mbetjeve mortore, Prokuroria Speciale ka urdhëruar Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, qe të bëjë ekzaminimin e këtyre mbetjeve mortore, me qellim të identifikimit të saktë të identitetit të viktimës përmes analizave të AND-së.
Procedura e kërkimit të mbetjeve tjera mortore të mundshme, në këtë lokacion dhe lokacione tjera, do të vazhdoj edhe në ditët në vijim sipas urdhëresave të Prokurorisë Speciale./arbresh.info
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë