Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi sot Azem Sylën, ish deputetin e PDK-së, nga arresti shtëpiak me arsyetimin se prokurori i rastit nuk ka kërkuar zgjatje të masës së sigurisë.
Por në Prokurorinë Speciale nuk janë të informuar për zhvillimet në këtë rast.
Sylë Hoxha, përgjegjës për komunikim me media në Prokurorinë Speciale të Kosovës, tha për KALLXO.com se nuk është në dieni për këtë rast.
“Nuk di asgjë pasi që nuk jam prokuror i rastit… Nëse do të kisha qenë në zyrë kisha marrë vesh se çka ka ndodhur”, tha Hoxha.
Prokurori që ka ngritur aktakuzën në rastin ‘Toka’ për të cilin akuzohen Azem Syla dhe mbi 50 të dyshuar të tjerë, është Avdurrahim Islami i cili bëhet e ditur se është pensionuar javën e kaluar.
Më herët, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi tha se Syla është liruar sepse “prokuroria nuk ka bërë propozim për zgjatjen e masës së arrestit shtëpiak”.
“Kësisoj, ai nuk ka më asnjë masë (të sigurisë)”, tha Bytyqi.
Në rastin e njohur si “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.
Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.
Prokuroria Speciale më 25 tetor 2016 ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.
Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.
Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitos, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.
Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.
Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend