Prokuroria po hetonë dhënien e banesave që i ka dhënë Kuvendi Komunal vite me parë për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, është duke u zhvilluar një hetim nga Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokuroria e Shtetit.
Komuna e Drenasit thotë se ka dërguar 14 vendime për lirimin e pronave publike komunale të uzurpuara nga njerëz të papërgjegjshëm për disa vite rresht.
Këto vendime të Komunës së Drenasit për lirimin e pronave të uzurpuara, janë marr mbi bazën e një Komisioni Profesional i cili ka verifikuar këto prona të cilat janë të uzurpuara prej shumë vitesh dhe ka rekomanduar që të merren masat konfrorm ligjeslacionit në fuqi për lirimin e tyre.
Ndërsa pronat/banesat që i ka dhënë Kuvendi Komunal vite me parë për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, është duke u zhvilluar një hetim nga Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokuroria e Shtetit. Arsyeja e hetimit qëndron se ato vendime që janë marr nga Kuvendi i Komunës nuk i janë nënshtruar procedurës së ligjshmërisë nga ana e MAPL, ashtu siç e parasheh Ligji.
“Ju njoftojmë se edhe ndaj pronave të uzurpuara dhe pronave tjera publike të Komunës së Drenasit janë duke u ndjekur procedurat hetimore nga ana e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokurorisë së Shtetit. Vendimet e Komunës së Drenasit për lirimin e pronës publike komunale, janë të pakthyeshme dhe do të zbatohen në përpikëri sipas Ligjit”, thuhet në një komunikatë për media të Komunës së Drenasit.
Po ashtu, Komuna thotë se i garanton të gjithë qytetarët se asnjë veprim i Komunës nuk është marr dhe nuk do të merret në kundërshtim me Ligjin.
“Lidhur me këto raste, me mirëkuptim kërkojmë nga ana e mediave të Republikës së Kosovë, se Komuna e Drenasit nuk mund të jap informata tjera ngase mund të dëmtojnë hetimet”.
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë