Prokuroria në Prizren mbyll hetimet për dy nxënëse të cilat humben jetën ne rrethana të dyshimta

09:05 | 15 Tetor 2018
V. S.

Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, njofton se më datë 12 tetor 2018, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve  D.K dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren.

“Prokurori i Shtetit, i ngarkuar me rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Sektori Rajonal i Hetimeve, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, duke përfshirë por pa u kufizuar në: intervistim të numrit të madh të dëshmitarëve, aplikim të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes, foto – albumi i vendit të ngjarjes, shikimi i incizimeve nga kamerat e vendit të ngjarjes, raporti psikiatrik i njësisë së shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshent, raporti i ekspertimit të forenzikës, raporti i autopsisë etj”, thuhet në njoftim.

Nga të gjitha këto informacione të siguruara Prokuroria Themelore në Prizren, ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme