Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 25 prill të këtij viti, ka ngritur aktakuzë kundër Bedri Fazliut, duke e ngarkuar me veprën penale “vjedhja e shërbimeve komunale”.
Aktakuza e ngarkon Fazliun se veprën penale e ka kryer në qershor të vitit 2017, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Por, nga dokumentet zyrtare, del se personi ndaj të cilit është ngritur aktakuzë, ka vdekur në vitin 2005.Policia e Kosovës, përmes një shkrese e ka njoftuar Gjykatën Themelore në Mitrovicë, se i akuzuari në fjalë ka ndërruar jetë më 17 maj të vitit 2005, me ç’rast të njëjtit njoftim i kishin bashkëngjitur edhe certifikatën e vdekjes.
Tek të dhënat personale të të akuzuarit të cekura në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, përmendet vetëm se i akuzuar është Bedri Fazliu nga fshati Broboniq, Komuna e Mitrovicës, numri personal i tij dhe shtetësia, ndërkaq që nuk janë cekur të dhënat e tjera personale si, data dhe vendi i lindjes, profesioni, shkollimi i përfunduar dhe gjendja e tij ekonomike dhe të tjera detaje të cilat zakonisht ceken në aktakuzat e Prokurorisë.
Përmes kësaj aktakuze, prokuroria ka kërkuar që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
Kësaj aktakuze, i kishte paraprirë kallëzimi penal i KEDS-it i 12 dhjetorit 2017, kundër të pandehurit Bedri Fazliu, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhja e shërbimeve komunale”.
Përveç kësaj, kjo kompani, në procesverbalin e kontrollit për konstatimin e vjedhjes së rrymës, më 15 korrik 2017, ku si konsumator kishin shënuar emrin e Bedri Fazliut, kishin cekur në fund të këtij procesverbali “pala prezent, refuzon”.
Pasi që Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka filluar procedurën gjyqësore kundër tani të ndjerit Bedri Fazliu, e njëjta përmes një urdhërese kishte kërkuar nga Policia e Kosovës, dorëzimin e ftesës dhe aktakuzën e Prokurorisë për Bedri Fazliun, për seancën e caktuar më 23 tetor 2018, nga ora 09:30.Më pas, kjo Gjykatë ishte njoftuar nga Stacioni Policor në jug të Mitrovicës, se pas shkuarjes në fshatin Broboniq, si adresë e cekur në aktakuzë, nga një fqinj aty janë njoftuar se Bedri Fazliu ka ndërruar jetë para disa vitesh e ku po ashtu është cekur se në shtëpinë e të akuzuarit nuk kishte qenë askush.
Sipas këtij njoftimi të Policisë, të 22 tetorit 2018, të njëjtit më pas janë drejtuar në sektorin e gjendjes civile në Mitrovicë, dhe kanë marrë konfirmimin për vdekjen e të akuzuarit të Prokurorisë, Bedri Fazliut, më 15 maj 2005, të cilit njoftim thuhet se i kanë bashkëngjitur edhe certifikatën e vdekjes.Gjykatësi i rastit, Bekim Veliqi ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se pas këtyre informatave ai e ka pushuar procedurën penale në këtë rast./Betimi për Drejtësinë/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...