Prokuroria e Gjilanit ka dhënë detaje lidhur me rastin e mbrëmshëm që ka ndodhur në fshatin Selishtë të Gjilanit, ku një burrë e ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri.
Sipas Prokurorisë, mbrëmë pas mesnatës, prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, është njoftuar për një vrasje, e cila ka ndodhur në fshatin Selishtë, komuna Gjilan.
Menjëherë pas njoftimit me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Regjionale, e Policisë së Kosovës, të cilët kanë vëzhguar vendin e ngjarjes dhe njëkohësisht është arrestuar i dyshuari J.J., si dhe ndaj tij është lëshuar aktvendim mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria e Gjilanit thotë se ekziston dyshimi i bazuar se më 1 janar 2018, rreth orës 00:10 minuta, në fshatin Selishtë, komuna Gjilan, i dyshuari J.J. (1958), nga pakujdesia, me pushkën e tij të gjuetisë, të cilën e ka poseduar pa leje dhe autorizim, e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Z.J. (1956), në atë mënyrë që derisa ka qenë duke shtënë me armë në ajër, për festën e Vitit të Ri, arma është bllokuar dhe nuk ka shkrepur, me ç’rast duke tentuar ta rregullonte, e njëjta ka shkrepur dhe në një distancë prej 2-3 metra, e ka goditur të ndjerën, në pjesën e epërme të shpinës, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për kryerjen e autopsisë.
Prokurori i shtetit sot ka nxjerrë aktvendim mbi fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan, e cila pritet që të vendosë për këtë çështje brenda afatit ligjor.
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...