“Betimi për Drejtësi” mëson se listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj dhe Xhavit Jashari.
Kjo aktakuzë për shkak të ndjeshmërisë dhe profilit të lartë të përfshirë, ishte dërguar fillimisht tek Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, për ta dërguar më pas në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në këtë të fundit, kjo aktakuzë nuk është dërguar ende nga Prokuroria Speciale, për arsye të cilat ende nuk janë bërë publike.
Sidoqoftë, aktakuza e ngritur për profilin e lartë të veteranëve gjendet në zyrën e Kryeprokurorit Reshat Millaku dhe për të njëjtën është i njoftuar edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.
“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me Kryeprokurorin Millaku, i cili është pyetur se deri ku ka arritur Prokuroria Speciale me rastin e hetimeve ndaj veteranëve, rast të cilin e ka udhëhequr prokurori special, Elez Blakaj. Millaku ka thënë se ky rast ende gjendet në fazën e hetimeve, duke mohuar që në këtë rast prokurori Elez Blakaj veçse ka ngritur aktakuzë dhe se ajo gjendet në Prokurori Speciale.
“… Jo jo, hetimet janë ende… S’ka aktakuzë, hetimet janë ende”, ka thënë Kryeprokurori Millaku për “Betimi për Drejtësi”.
“Betimi për Drejtësi” mëson se aktakuza e ngritur nga prokurori special Elez Blakaj gjendet në duart e eprorëve të tij, por të njëjtit janë duke hezituar që ta dërgojnë në Gjykatë për shkak të profilit të lartë të veteranëve të përfshirë në aktakuzë.
Përveç Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, i cili ka mohuar të vërtetën e ngritjes së kësaj aktakuze, për të njëjtën aktakuzë, edhe pse ishte ngritur dhe ishte dorëzuar në Prokurori Speciale nga prokurori Elez Blakaj, Kryeprokurori i Shtetit, në një takim raportues tek Kryeministri Ramush Haradinaj, kishte thënë se prokuroria ende është duke punuar në rastin e veteranëve, ndërsa për të njëjtin rast, veçse është njoftuar se aktakuza është ngritur dhe gjendet në Prokurori Speciale.
“Betimi për Drejtësi” mëson se sipas aktakuzës së ngritur për profilin e lartë të veteranëve, e cila po qëndron në sirtarët e Prokurorisë Speciale dhe nuk po dërgohet në Gjykatë, personat e përfshirë akuzohen se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.
Ndryshe, të gjithë këta persona të përfshirë në aktakuzën e padërguar ende në Gjykatë, janë profil i lartë, të cilët edhe në luftë edhe tani kanë mbajtur dhe mbajnë pozita të larta udhëheqëse. Prijësi i aktakuzës Agim Çeku ka qenë ish-Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së, ish-Kryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe aktualisht zv/Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pas tij, i akuzuar është Nuredin Lushtaku, i cili është njëri ndër themeluesit e UÇK-së, ish-Komandant i Gardës së Kosovës, ish-zv/Ministër dhe ish-Deputet në Kuvendin e Kosovës, tani Nënkryetar i Komunës së Skënderajt. Pason Sadik Halitjaha, i cili ka qenë ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtari i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit, Invalidit dhe Veteranit të Luftës.
Në aktakuzë është përfshirë tutje Shkumbin Demaliaj, ish-Komandant në Zonën e Dukagjinit, ish-deputet dhe tani deputet në Kuvendin e Kosovës. Pasuesi Qelë Gashi ish-Komandant nga Zona Operative e Llapit. Pas tij vjen Shukri Buja, ish-Komandant në Zonën Operative të Nerodimës si dhe ish-Kryetar i Komunës së Lipjanit dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës. Pas Bujës, është Ahmet Daku, i cili ka qenë ish-Komandant i Zonës Operative të Karadakut. Pas tij, pason Rrustem Berisha ish-Komandant i Brigadës “Agim Ramadani”, ish-deputet dhe tani Ministër i Forcës së Sigurisë. I përfshiri tjetër në aktakuzë është Faik Fazliu, i cili ka qenë vazhdimisht udhëheqës i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së në Zyrën e Kryeministrit. Pason Smajl Elezaj ish-Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe në fund përmbyllet me Xhavit Jasharin, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...