Gjatë takimit me drejtorët e shkollave të Komunës së Vushtrrisë dhe të Komunës së Obiliqit, përfaqësues nga zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me zëvendësinistren për Kulturë, Rini dhe Sport Leonora Morina Bunjaku, prezantuan Programin Nacional për Rininë.
Drejtorët e shkollave u njoftuan se gara zyrtarisht do të fillojë më 19 shkurt të këtij viti si dhe u njoftuan edhe me planin e veprimit në detaje.
Zëvendësministrja Morina-Bunjaku tha se për herë të parë po u ofrojmë mundësinë secilit nxënës të jetë pjesë e garave gjithëpërfshirëse. “Gara do të jetë një atraksion për nxënësit dhe do ta largojë monotoninë sepse është një program ekskluzivisht për ata dhe do ta ngjallë shpirtin garues”, tha Morina-Bunjaku.
Kurse Drejtoria Komunal i Arsimit në Vushtrri, Afrim Namani tha se ky projekt është lehtë i zbatueshëm, sepse mjafton që t’i përmbahemi udhëzuesve si dhe shtoi se janë të gatshëm të implementojmë Programin Nacional për Rininë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Takimet me drejtorët e shkollave u zhvilluan edhe në Komunën e Obiliqit të cilët u njoftuan nga afër me rrjedhën e programit për ditët në vijim.
Programi Nacional për Rininë parasheh mbajtjen e garës në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport për të gjithë nxënësit dhe studentët. Janë hartuar udhëzuesit dhe rregulloret për të gjitha fushat të cilat do të jenë bazë për procesin e garës. /arbresh.info
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...