Google ADS

Priten kritere të tjera për avancimin e profesorëve në UP

19:40 | 2 Janar 2019
Arbresh.info

Konkursi i ardhshëm për avancimin e profesorëve brenda Universitetit të Prishtinës, pritet të ketë kritere tjera.

Kjo pasi shumë profesorë janë kritikuar se janë avancuar me punime jokredibile shkencore, të publikuara në revista të ndryshme shkencore, po ashtu, jo shumë të besueshme.

Vitin e ardhshëm, prorektori u UP-së, Dashamir Bërxulli, ka thënë se profesorët, të drejtën për të aplikuar për avancim do ta kenë nëse ata i botojnë punimet e tyre vetëm në dy revista të cilat kanë ndikim më të lartë shkencor.

Në anën tjetër, Bërxulli ka thënë se duke marrë shkas reagimet e shoqërisë civile dhe të studentëve për këtë çështje, rektorati do t’i përforcojë organet kompetente rreth avancimeve dhe do të marrë edhe masa për profesorët që dyshohet se kanë keqpërdorur me këtë proces, raporton KTV.

Sipas Bërxullit, kjo çështje ka ndikuar edhe në prishjen e imazhit të universitetit më të madh publik në vend, por që ky imazh do të përmirësohet pasi, siç ka thënë, UP-ja ka obligim që të përditësohet me zhvillimet lokale e rajonale dhe të nxjerrë përmirësime nga gabimet e veta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme