Prishtinë, Ujësjellësi ka një kërkesë për konsumatorët pa ujëmatës

10:34 | 1 Gusht 2019
V. S.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët të cilët nuk janë të pajisur me ujëmatës, se duke filluar nga dita e sotme (1 gusht 2019  deri më 15 gusht  2019) janë të obliguar që ta instalojnë (blejnë) ujëmatësit në pronat e tyre, shtëpi, banesa, institucione dhe biznese të vogla e të mëdha.

Sipas KRU Prishtina, synimi i instalimit të ujëmatësve individual, aty ku nuk ka, do të reflektojë në reduktimin e humbjeve të ujit dhe rritjen e shërbimeve gjithnjë e më cilësore karshi konsumatorit.

“Në të kundërtën, KRU Prishtina sh.a., është e detyruar të bëjë shkyçjen nga ujësjellësi sipas Vendimit të dalë nga ARRU-ja, të datës 20.06.2019 mbi eliminimin e faturimit pa ujëmatës, respektivisht  mos instalimi i ujëmatësve apo refuzimi për bashkëpunim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme