Dhjetëra qytetarë u mblodhën sonte rreth sofrës tradicionale të mbushur me ushqime tradicionale, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Sofër kjo e organizuar në kuadër të Ditëve të Diasporës nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Shyhrete Gosalci, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Diasporës tha se ky aktivitet tregon vlerën që ka sofra për shqiptarët. “Sonte është një aktivitet pak më ndryshe të rrethuar rreth sofrës, kur e dimë që sofra ka qenë institucion i vendimeve të mëdha”, tha ajo.
Nga Ansambli “Drenica”, Imer Losha tha se sofra identifikon odën, ku është mbajtur rendi i fjalës. “E shtruar dhe e organizuar nga ministria e Diasporës, dhe Ansambli ‘Drenica’. Është vazhdë e aktiviteteve të kësaj ministrie. Sofrën e kemi identifikuar me odën, oda është vet tradita dhe historia jonë”, tha ai.
Plaku i sofrës, Daut Demaku tha se në sofrën e sotme nuk duhet të ketë fjalë të rënda dhe se duhet të dëshmohet se oda shqiptare është me civilizuara. “Në odën tonë sonte kam qejf që të mos kemi asnjë fjalë të rëndë për askënd. Sonte ju dua në mënyrën më të civilizuar që oda shqiptare të jap provimin si më e civilizuara. Të keni një dashuri pa hile dhe pa dredhi”, u shpreh ai.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç