Nga 186 leje ndërtimore të lëshuara më 2018, Komuna e Prishtinës ka arkëtuar afro 10 milionë euro.
Nga këto leje, 103 prej tyre janë të kategorisë së parë, ndërsa 83 leje i takojnë kategorisë së dytë, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas statistikave, mbi 800 metra katrorë hapësirë banimi janë ndërtuar më 2018.
Sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Prishtinës, kjo përbën rritje prej 100 për qind të hapësirës së lëshuar për ndërtim, krahasuar me vitin 2017, kur janë lëshuar rreth 400 mijë metra katrorë.
Por, për arkitektët, ky ritëm ndërtimi mund ta ngufasë Prishtinën në pjesë të ndryshme të saj. Kjo, shkaku i mungesës së një plani banimi, të cilin do të duhej ta kishte Komuna./koha.net
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...