Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë testuar 420 mostera, 119 nga të cilët janë testuar pozitiv me koronavirus, raporton arbresh.info.
Ndërsa Prishtina vazhdon të ketë numrin më të madh të të infektuarve. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kryeqyteti ka shënuar 63 raste të reja të infektuar me covid-19.
Këto detaje, i kanë shpalosur krerët ë shëndetësisë në vend përmes një konference për medie,
Nga ana tjetër, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se nga sot rezultaetet do të publikohen në ora 15:00.
Zemaj ka falënderuar edhe mediet që po raportojnë në kohë reale dhe drejtë.
“Ne konsiderojmë që këto rezultate t’i dhënë në të njëjtën kohë çdo ditë në ora 15:00”.
Zemaj ka thënë se është formuar bordi për licencim si dhe zgjerimi i kapaciteteve private dhe ato publike.
“Është formuar bordi i ri për licencim dhe zgjerimi i kapaciteteve tona për klinikat private dhe ato publike është në procedurë po ashtu do t’i rrisim kapacitetet e testimeve”.
“Testet janë të mjaftueshme për të gjithë” .
Drejtor i IKShPK-së Naser Ramadani ka bërë publikim e të dhënave, teksa shtoi se janë shëruar 92 persona.
“Me datën 14 korrik janë testuar 420 mostra dhe gjurmimi i kontakteve në teren prej të cilave 119 raste”.
“112 raste të vdekjes që kanë pasur sëmundje të ndryshme dhe janë shëruar 92 të shëruar. Raste më së shumti pozitive ka komuna e Prishtinës 63”.
Ramadani ka thënë se testime ka të mjaftueshme dhe se po ashtu do të fillohet me teste seriologjike dhe ata persona që kanë pasur të testohen në tendë të QKMF-së do të testohen nga IKShPK-ja.
Gjermani, arrestohet amerikani që spiunonte për llogari të K...
Gjermania e arreston një amerikan nën akuza për spiunazh
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pa...
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit